"Absolutisht me votë jo, sepse nuk voton kurrë. Ai largohet me revolucion, nuk ka forcë në botë që mund t’i rezistojë. Revolucioni sot është më i mundur se kurrë. Sa më monist bëhet Edi Rama, aq më i mundshëm është revolucioni dhe fitorja e tij".
Evo Morales ishte udhëheqësi më i rëndësishmë i Bolivisë për gati gjysëm shekulli. Ai u largua nga posti i kryeministrit në nentor 2019 pas 20 ditëve protesta për vjedhje votash. Morales u largua nga vendi dhe kërkoi azil në Meksikë. Ndërsa lideri armen Sarkisian, drejtoi Armeninë për 10 vjet. Ai u dorëhoq pas protestave paqësore të nisura nga opozita në prill 2018. Gjithashtu, Berisha tha se e mbështet tavolinën shumicë - opozitë për hartimin e reformës zgjedhore. Ai tha se:"Unë personalisht e kam mbështetur dhe e mbështes çdo hap dhe përpjekje që bëhet në drejtim të një procesi zgjedhor të ndershëm".
