Rriten rastet me Covid-19 në Itali dhe Britani

exit.al 4 Janar 2021, 19:30

Numri i personave të infektuar me Covid-19 në Itali dhe në Britani ka shënuar rritje të hënën.

Italia ka regjistruar 348 viktima në 24 orët e fundit.

Gjatë kësaj periudhe janë infektuar me COVID-19 10.800 persona.

Italia ka kryer të shtunën 77.993 testime. Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 75.680 viktima në këtë vend.

Po ashtu janë regjistruar mbi 2.166 milionë të infektuar.

Britania e Madhe ka regjistruar 407 viktima në 24 orët e fundit dhe 58.784 të infektuar me COVID-19.

Shpërndaje te miqtë