Publikohet foto e gjobës për ata që nuk mbajnë maska nga 15 tetori

exit.al 14 Tetor 2020, 22:45

Ballkanweb ka publikuar foton e gjobës për të personat që do të kapen pa maskë në rrugë. 3 mijë lekë do të jetë gjoba për ata qytetarë që nuk mbajnë maska në ambientet publike, të mbyllura apo të hapura, duke nisur nga 15 tetori.

Në rast të përsëritjes së shkeljes, gjoba do të rritet në 5 mijë lekë.

Njoftimi u bë të mërkurën nga Albana Fico, drejtuesja e Insitutcionit të Shëndetit Publik.

[caption id="attachment_108513" align="alignnone" width="797"]foto gjobe foto gjobe[/caption]