Rreth 29 mijë shqiptarë u infektuan me COVID-19 gjatë shkurtit

exit.al 1 Mars 2021, 19:20

Në muajin shkurt 29 040 shqiptarë u infektuan me COVID-19, referuar shifrave të raportuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Muaji shkurt shënoi po ashtu rekordin e të infektuarve ditor në Shqipëri.

Nisur nga situata e infektimeve ditore në vend, qeveria ndërmori masa të tjera shtrënguese, por të cilat deri më tani nuk kanë shënuar rënie të dukshme të rasteve.

Shkurti ka shënuar afërisht 9 mijë të infektuar më shumë krahasuar me muajin janar dhe dhjetor, ku afërisht 20 mijë shqiptarë u infektuan.

Sa i takon personave që kanë humbur jetën si pasojë e koronavoirusit, java e fundit e shkurtit shënoi 130 viktima. Ky është numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 i regjistruar në vend.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë infektuar 107 mijë shqiptarë, 70 mijë janë shëruar ndërsa 1796 kanë humbur jetën.

 

Shpërndaje te miqtë