2490 gjoba për mosmbajtjen e maskave në publik

exit.al 1 Mars 2021, 17:50

Policia ka gjobitur 2490 qytetarë për mosmbajtjen e maskës në publik, gjatë 24 orëve. Secili prej tyre u gjobit me 3 mijë lek.

433 shtetas u gjobitën pasi po udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Policia ka gjobitur 3 biznese që zhvillonin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë.

27 qytetarë që po lëviznin pa autorizimin përkatës pas orës 20:00 u gjobitën gjatë 24 orëve.

Shpërndaje te miqtë