Rivendoset komunikimi mes Koresë së Veriut dhe të Jugut

exit.al 27 Korrik 2021, 11:30

Koreja e Veriut dhe e Jugut kanë rivendosur komunikimet telefonike, pas më shumë se një viti ndërprerje, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve KCNA e Veriut.

Korea e Veriu ndërpreu në mënyrë të njëanshme të gjitha lidhjet zyrtare të komunikimit ushtarak dhe politik me Korenë e Jugut në qershor të vitit të kaluar pasi disa aktivistë dërgonin fletëpalosje anti-Pyongyang përtej kufirit.

Dy vendet pezulluan edhe komunikimet politike pavarësisht tre samiteve midis Kim Jong Un të Veriut dhe Presidentit të Jugut Moon Jae-in në 2018.