Arrestohet shefi i sigurisë së Haitit për vrasjen e presidentit

exit.al 27 Korrik 2021, 11:15

Autoritetet në Haiti arrestuan shefin e sigurisë kombëtare për vrasjen e Presidenti Jovenel Moïse, sipas Associated Press të hënën.

Deri tani më shumë se 20 persona u arrestuan nga Policia Kombëtare e Haitit ndërsa hetimi vazhdon për sulmin në 7 korrik në shtëpinë private të Moïse.

Të hënën më shumë se 1 000 persona protestuan për të përkujtuar Moïse.

Moïse u qëllua disa herë gjatë një sulmi të 7 korrikut në banesën e tij. Të paktën 26 persona janë arrestuar, përfshirë 18 ish-ushtarë kolumbianë.

Policia është ende në kërkim të të dyshuarve të ndryshëm, duke përfshirë një ish-udhëheqës rebel dhe një ish-senator haitian. Të hënën, ata identifikuan një të dyshuar tjetër: Gjyqtaren e Gjykatës Supreme të Haitit, Windelle Coq Thelot.