Rinis transporti me traget për shtetasit e huaj

exit.al 22 Qershor 2020, 10:20

Nga e hëna, 22 qershor, rinisin udhëtimet me target nga Porti i Durrësit drejt Italisë vetëm për shqiptarët rezidentë në Itali dhe shtetasit e huaj.

Ndërsa për shtetasit shqiptarë do të lejohen të udhëtojnë nga data 1 korrik.

Përjashtim për shtetasit shqiptarë bëhet vetëm për ata që kanë leje qëndrimi ose leje pune në Itali dhe trupat diplomatikë.

Shpërndaje te miqtë