"Ditë e rëndësishme për Serbinë me zgjedhjet parlamentare dhe lokale. Mezi presim të punojmë me qeverinë e re për çështje të BE-së .Ii përkushtuar të ndihmoj Serbinë të ecë përpara drejt pranimit në BE dhe të mbështesë rimëkëmbjen ekonomike pas krizës së COVID-19."
Në 21 qershor, në Serbi u mbajtën zgjedhjet për të zgjedhur 250 deputetët e ri të parlamentit serb, 120 anëtarët e Kuvendit të krahinës autonome të Vojvodinës, si dhe udhëheqjet lokale. Në zgjedhje garoi vetëm partia e Vuçiçit, duke qënë se partitë opozitare i bojkotuan ato. Koalicioni i partive opozitare i drejtuar nga Dragan Djilas deklaroi se nëse merrnin pjesë, do të legjitimonin vjedhjen e votave dhe mungesën e demokracisë në Serbi. Eurodeputetët Tanja Fajon dhe Vladimir Bilcik u përpoq të bisedonin me Vuçiçin dhe me opozitën, por pa sukses. Në një deklaratë për shtyp ata thanë se ishin të mërzitur për bojkotin dhe i kërkuan votuesve të respektojnë masat kundër koronavirusit ditën e zgjedhjeve. Partia fituese e zgjedhjeve ishte, ashtu siç pritej, Partia Progresiste Serbe në pushtet (SNS) e Presidentit Aleksandër Vuçiç, me 62.5 për qind të votave, ose 180 nga 250 mandate deputetësh. Ndërsa partitë shqiptare të Luginës së Preshevës kanë fituar 4 mandate deputetësh. Shpërndaje te miqtëEurokomisioneri për Zgjerim Várhelyi përshëndet zgjedhjet në Serbi
Komisioneri i BE-së për Zgjerim, Olivér Várhelyi përshëndeti zhvillimin e zgjedhjeve në Serbi.
Përmes një postimi në Twitter Várhelyi tha se ‘mezi pret të punojë me qeverinë e re’:
Të sugjeruara
4 deputetë shqiptarë në parlamentin e ri serb
22 Qershor 2020, 08:58Sorbeto me mjedra për ditët e nxehta të verës
22 Qershor 2020, 08:50Përfundon votimi për zgjedhjet parlamentare në Serbi
21 Qershor 2020, 21:51
