Rimbursohen gjobat për shkeljen e afatit të qëndrimit në shtete të huaja gjatë pandemisë

exit.al 31 Gusht 2020, 20:45

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të rimbursojë gjobat e vendosura nga autoritetet e shteteve të huaja për shqiptarët, të cilët shkelën afatin e lejuar të qëndrimit për shkak të rregullave të vendosura për parandalimin e koronavirusit gjatë periudhës 10 mars – 1 qershor.

Njoftimi zyrtar i DPT-së liston dokumentat që qytetarët duhet të dërgojnë përmes postës për të përfituar rimbursimin:

–mandatin e arkëtimit që vërteton kryerjen e pagesës së gjobës, të përkthyer dhe noterizuar;

–formularin e vendosjes së gjobës nga policia kufitare;

–vetëdeklarim për pëlqimin e individit për verifikimin e hyrje-daljeve të tij kufitare nga sistemi TIMS, sipas formatit të përcaktuar (sipas formatit bashkëlidhur njoftimit);

–fotokopje të dokumentit të identifikimit të individit (pasaportë, kartë identiteti);

–të dhënat individuale të llogarisë bankare në Lekë (emër banke dhe IBAN);

–numër kontakti personal ose  adresë email

Shpërndaje te miqtë