Koronavirus: 4 raste të reja në Sarandë

exit.al 27 Qershor 2020, 22:39

4 raste të reja me koronavirusi u identifikuan ditën e shtunë, në Sarandë. Rastet janë kontaket të rastit të konfirmuar ditën e enjte. Ata janë prindërit dhe dy shokët e rastit të konfirmuar.

Rasti i konfirmuar të enjten është një punonjës i Klubit të sportit Butrint. Numri i të infektuarve në Sarandë shkon në 7 persona.