Riatdhetësohen 219 shqiptarë, iu refuzua azili e shkelën afatet e qëndrimit

exit.al 28 Korrik 2020, 10:22

Franca ka kthyer 219 shqiptarë që kanë tejkaluar qëndrimin prej 3 muajsh në Francë ose që kanë aplikuar për azil pa pasur arsye të forta.

Në dy flutirime të ndara, 110 shqiptarë u kthyen nga Metzi pasi kishin shkelur afatin 3-mujor për të qëndruar në Francë. Ndërsa 119 të tjerë u kthyen nga Lioni pasi i janë refuzuar kërkesat për azil.

Midis shqiptarëve të riatdhesuar, kishte edhe familjarë me fëmijë.

Po këtë javë, 19 shqiptarë të tjerë janë riatdhesuar nga Gjermania për të njëjtat arsye.

Ministria e Brendshme shqiptare u ka kujtuar qytetarëve të saj se kërkesat e tyre për azil nuk mund të pranohen në asnjë prej vendeve anëtare të BE-së, pasi Shqipëria kategorizohet si një vend i sigurt.

Shpërndaje te miqtë