Rekord tragjik në Spanjë: 864 të vdekur në 24 orë

exit.al 1 Prill 2020, 12:10

Spanja raportoi të mërkurën 864 vdekje të tjera nga Covid-19 duke e çuar totalin në 9053 të vdekur.

Ky është numri më i lartë i vdekjeve në 24 orë, duke vendosur kështu një rekord të ri.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spanjë u diagnostikuan 7719  të infektuar të tjerë duke e çuar totalin në 102 136 të infektuar.

Spanja u bë kështu vendi i tretë pas Italisë (105 mijë) dhe SHBA-ve (188 mijë) që tejkalon totalin e Kinës (81 554) për numrin e te prekurve .

Deri pasditen e së martës, në botë ishin raportuar rreth 873  mijë të infektuar me koronavirus, prej të cilëve 43 mijë kanë vdekur.

Vdekshmëria në rang botëror shkon në 4.7 për qind, por në Spanjë e Itali përqindja luhatet mes 8-11 për qind.