Regjistrohen 17 humbje jete nga COVID, bie numri i testimeve

exit.al 29 Shtator 2021, 18:55

Ministria e Shëndetësisë njofton se 17 persona humbën jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit ndërkohë që numri i të infektuarve në raport me testimet mbetet i lartë.

680 persona rezultuan pozitiv, rreth 17% e të testuarve.

Janë 10 103 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 155 pacientë, nga të cilët 21 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 996 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 156 674 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika

Testime totale 1,197,881

Raste pozitive 169,462

Raste të shëruara 156,674

Raste Aktive 10,103

Humbje jete 2,685

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4588

Durrës 980

Fier 893

Shkodër 878

Vlorë 578

Elbasan 524

Lezhë 388

Berat 366

Korçë 273

Kukës 230

Gjirokastër 218

Dibër 187