Regjistrohen 13 humbje jete nga COVID, 14% e të testuarve pozitivë

exit.al 30 Shtator 2021, 17:56

Ministria e Shëndetësisë njofton se 13 persona humbën jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit ndërkohë që numri i të infektuarve në raport me testimet mbetet i lartë.

669 persona rezultuan pozitiv, rreth 14% e të testuarve.

Janë 9823 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 158 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 936 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 157 610 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika

Testime totale              1,202,716

Raste pozitive               170,131

Raste të shëruara         157,610

Raste Aktive                   9,823

Humbje jete                     2,698

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             4,389

Durrës             1025

Fier                  888

Shkodër          832

Vlorë               569

Elbasan           517

Lezhë              365

Berat               354

Korçë              259

Gjirokastër      233

Kukës              206

Dibër               186