Regjistrimi pranë mjekut të familjes mund të kryhet online në "e-Albania"

exit.al 7 Dhjetor 2020, 18:23

Portali "e-Albania" ofron mundësinë për t’u regjistruar online pranë mjekut të familjes.

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i partisë Socialiste Ilir Beqaj të hënën.

I mundur është edhe ndryshimi i mjekut të familjes.

Kjo bëhet duke hyrë në portalin e-Albania,  dhe duke klikuar në kategorinë “Ndryshoni mjekun e familjes”.

o

Ky shërbim ofrohet në bazë të ligjit “ Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në republikën e Shqipërisë”.

Për të kryer këtë shërbim nevojiten 72 orë.

Shpërndaje te miqtë