Reforma në drejtësi, shpallen kandidatët për anëtarë të KED-së

exit.al 25 Janar 2017, 12:58

Kuvendi i ka përcjellë presidentit Bujar Nishani listën e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për të marrë pjesë në shortin për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).

KED, institucion i ri i formuar nga ndryshimet kushtetuese, bën verifikimin, vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe për lnspektor të Lartë të Drejtësisë (dy institucionet përshkruhen më poshtë).

KED përbëhet nga 9 anëtarë, të cilët shërbejnë për një mandat një vjeçar, nga 1 janari deri më 31 dhjetor të vitit përkatës.

Përzgjedhja e anëtarëve bëhet si më poshtë:

  • KED ka këtë përbërje: 2 anëtarë nga gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, 1 anëtar nga gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, 1 anëtar nga prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme, 2 anëtarë nga gjyqtarët dhe 2 nga prokurorët e apelit, dhe 1 anëtar nga gjyqtarët e gjykatave administrative.

  • Presidenti do të organizojë më 27 janar të viti 2017 shortin për zgjedhjen e anëtarëve të parë të KED-së. Ky short do të organizohet çdo vit mes gjithë gjyqtarëve të trupave të mësipërme.

  • Anëtarët e përzgjedhur do të ushtrojnë detyrën e tyre deri më 31 dhjetor 2017. Ato mund të shërbejnë për më shumë se një mandat, nëse ju bie shorti më shumë se një herë.

Shpërndaje te miqtë