“Duam përgjigje për të gjithë pronarët e mediave në Shqipëri. Nëse do ti shkosh deri në fund pronësisë së medias nise me të gjithë. Nuk përbën Ylli Ndroqi asnjë përjashtim me këtë çështje”.
Andi Bushati në një reagim në Facebook tha se:“Në sekuestrimin e pasurive të pronarit të Ora News, Ylli Ndroqi, për shkak të aktivitetit të tij si trafikant, nuk duhet harruar edhe një detaj i vogël. Atë që po bën sot SPAK, donte ta bënte pak kohë më parë Ministria e Shëndetësisë, e cila kërkoi mbylljen e TV, pasi thërriste më shumë se dy vetë në studio”.
Fiori Dardha e quajti hakmarrje personale ndaj Ylli Ndroqit, e cila “tani, po kushton frike, presion, pasiguri tek gazetaret, tek pronaret e mediave, tek qytetaret. Sot jemi me pak te lire!”. Bledian Koka e akuzoi SPAK se nuk reagoi “kur Ylli Ndroqi padit Erion Veliaj per kercenime… por ama kur gjyqi merr trajta serioze paditesi kthehet i paditur”. Ilir Demaliaj, e cilësoi një sulm ndaj “një zëri që denoncon skandalet që shumë të tjerë nuk guxojnë sepse kanë ngrënë lugë nga çorba”. Dritan Kaba e krahasoi sulmin ndaj Ndroqit me Dvoranin, i cili ende nuk po hetohet. Ylli Ndroqi, pronari i televizionit RTV Ora, është ndaluar mëngjesin e së hënës nga forcat speciale pranë zonës së TEG-ut, në Tiranë. Prokuroria Speciale Anti-Korrupsion, SPAK ka njoftuar se ka dyshime të arsyeshme, se Ylli Ndroqi, i njohur dhe me emrin Xhemail Pasmaçiu, ka qënë i përfshirë në aktivitete kriminale. Shpërndaje te miqtë
