Itali ulet numri i të infektuarve, pesë rajone me zero raste

exit.al 3 Gusht 2020, 21:47

Në Itali më 3 gusht u regjistruan 159 persona të infektuar, duke shënuar ulje në krahasim.me ditët e tjera.

Por është rritur numri i vdekjeve, me 12 të vdekur sot, duke e çuar totalin në 35 166 viktima.

Ndërsa janë shëruar 129 gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin në total në 200 589 nga fillimi i pandemisë.

Në pesë rajone të Italisë nuk ka asnjë të infektuar: Marche, Friuli Venezia Giulia, Calabria, Valle d'Aosta e Basilicata.

Kurse zona e Emilia-Romagna sëbashku me Lomabrdinë dhe Veneton vazhdojnë të kenë raste.

Shpërndaje te miqtë