Raporti i EuroBarometer: 71 përqind e shqiptarëve e konsiderojnë shumë keq ekonominë në vend

exit.al 24 Nëntor 2020, 17:30

71 përqind e shqiptarëve e konsiderojnë gjendjen ekonomike në vend si shumë të keqe, sipas raportit të Euro Barometer.

Sipas këtij raporti, 28 përiqind e tyre e shohin si shumë të mirë ndërsa 1 përqind është përgjigjur "nuk e di".

Qytetarët shqiptarë kanë renditur situatën ekonomike, shëndetësinë dhe papunësinë si tre problemet kryesore me të cilat po përballet vendi në këtë moment, ndërkohë që kanë renditur kostot e jetesës dhe shëndetësinë si probleme që ata hasin në përditshmërinë e tyre.

Raporti nxjerr në pah mungesën e besueshmërisë te institucionet ku 31 përqind e qytetarëve shqiptarë nuk kanë besim në to.

Nga ana tjetër për shqiptarët ka qënë shumë e vështirë për të jetuar me rregullat kundër koronavirusit, ku 34 përqind janë shprehur se kanë patur vështirësi të përshtaten.

Të pyetur për pritshmëritë për vitin e ardhshëm shqiptarët janë shprehur optimistë ku 48 përqind e tyre pohojnë se do të ketë përmirësime, ndërsa 45 përqind janë shprehur se ekonomia do të rikuperohet pas vitit 2023.

Shpërndaje te miqtë