— PE u kërkon autoriteteve shqiptare të përfundojnë sa më parë krijimin e organeve të reja gjyqësore dhe të rikthejë në gjendje funksionale Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.
— PE konsideron se përgatitja e brezit të ardhshëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve është edhe më e rëndësishme dhe, për këtë arsye, shpreh keqardhjen për faktin se partitë politike në Shqipëri deri tani nuk kanë arritur një marrëveshje mbi ndryshimet e nevojshme në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj;
— PE inkurajon qeverinë t'i ofrojë vazhdimisht institucioneve të vetingut burime të mjaftueshme financiare dhe njerëzore;
— PE thekson rëndësinë që procesi i vetingut të zbatohet në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare, dhe e inkurajon Shqipërinë të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit.
Për reformën zgjedhore— PE kërkon miratimin e reformës zgjedhore dhe rekomandimeve të OSBE/ODHIR-it përpara zgjedhjeve vendore të vitit 2019.
Për luftën ndaj krimit të organizuar, korrupsionit dhe drogës:— PE i kërkon autoriteteve shqiptare të ndërmarrin aksione për shkatërrimin e rrjeteve kriminale të përfshira në trafikimin e qënieve njerëzore, armëve dhe drogës, si dhe të rrisë numrin e hetimeve dhe dënimeve përfundimtare, në veçanti për drejtuesit e grupeve kriminale.
— PE bën thirrje për përpjekje shtesë për të reduktuar korrupsionin që ndikon në jetën e përditshme të qytetarëve të Shqipërisë, për të përmirësuar klimën e investimeve dhe për të garantuar sigurinë ligjore të investimeve;
— PE nënvizon se zyrtarët e nivelit të lartë nuk duhet të përfitojnë nga trajtimi preferencial në krahasim me qytetarët e zakonshëm, nëse ata janë nën akuza.
Për largimin nga politika të personave me të shkaur kriminale— PE i bën thirrje partive politike të përmbushin detyrimin për të përjashtuar kriminelët nga të gjitha zyrat publike në të gjitha nivelet e qeverisë apo të autoriteteve të tjera.
Për zhvillimin ekonomik— PE i bën thirrje autoriteteve shqiptare të rishikojnë rolin e partneriteteve publike-private dhe ndikimin e tyre në pasuritë e përbashkëta dhe të mirat publike, si autostradat, shëndeti, natyra dhe trashëgimia kulturore, në përputhje me detyrimet e UNESCO-s.
— PE bën thirrje për rritje të vëmendjes ndaj korrupsionit politik dhe atij të pëfshirë në partneritet publike private, si dhe kërkon forcimin e hetimeve dhe dënimin përfundimtar të zyrtarëve të përfshirë në raste korrupsioni dhe të krimit të organizuar.
Për uljen e numrit të emigrantëve— PE shpreh shqetësim të thellë për faktin se Shqipëria mbetet vendi i Ballkanit Perëndimor me numrin më të lartë të hyrjeve të paligjshme dhe të kërkesave të pabaza të azilkërkuesve në vendet e BE-së, dhe i kërkon autoriteteve masa për të parandaluar aplikimet e shumta për azil.
— PE i rekomandon qeverisë të marrë masa konkrete për të rritur punësimin, në veçanti atë të rinjve, për të përmirësuar arsimin, kushtet e jetesës dhe shëndetësinë.
Për të drejtën e pronës— PE i bën thirrje autoriteteve shqiptare të sigurojnë respektimin e së drejtës së pronës, në mënyrë transparente dhe efektive, dhe në të njëjtën kohë të kryejë regjistrimet, kompensimet dhe kthimet e pronave në mënyrë të rregullt ligjore;
— PE i kërkon autoriteteve shqiptare të informojë në mënyrë të drejtë qytetarët për të drejtat e tyre, dhe thekson rëndësinë e vendosjes së regjimit të saktë të së drejtës së pronës për të siguruar shtetin e së drejtës dhe një mjedis tërheqës për investimet e huaja.
Për mbrojtjen e zonave të mbrojtura— PE shpreh shqetësimin e thellë për disa projekte ekonomike, që dëmtojnë rëndë mjedisin në zonat e mbrojtura, si rezortet e mëdha dhe projektet për hidrocentalet përgjatë lumit Vjosa dhe Valbona;
— PE u bën thirrje autoriteteve për të shqyrtuar investimet në projektet e energjisë së rinovueshme, përveç hidrocentraleve;
— PE u kërkon autoriteteve të rrisin cilësinë e vlerësimeve strategjike mjedisore, të vlerësimeve të ndikimit në mjedis dhe të konsultimeve publike për projekte të tilla, duke marrë parasysh pikëpamjet e komunitetit lokal;
— PE përsërit thirrjen ndaj Shqipërisë për të zbatuar masat përkatëse të menaxhimit të mbeturinave dhe për të përafruar legjislacionin me atë të BE-së (EU acquis communautaire).
Për përdorimin e fondeve IPA— PE i kërkon autoriteve shqiptare të përdorin në mënyrë efektive fondet e BE-së në të gjitha krahinat e vendit, dhe i bën thirrje Komisionit të sigurojë kushtëzim të rreptë të fondeve IPA dhe të vlerësojë me kujdes në raportet e tij përdorimin e tyre me efektivitet për Shqipërinë, në veçanti përdorimin për projektet e rëndësishme dhe prioritetet kyçe.
Shpërndaje te miqtë
