"Ne kemi planifikuar një buxhet dhe buxheti i financuar në stadiumin "Kombëtar" është vetëm buxhet i donatorëve të FSHF-së. Qeveria nuk ka asnjë kontribut financiar aty por të paktën sipas ekspertëve, rimbursimi i TVSH-së është një gjë që i takon të bëhet. Ministria e Financave, Drejtoria e Tatimeve e ka refuzuar një gjë të tillë. Kjo na cënon vërtetë, pasi kaq ishte buxheti i planifikuar. Është një gjë që na takon dhe në fund të fundit e pengon përfundimin [e stadiumit]."
Në një tjetër intervistë, dhënë sot për ABC News, Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Federatës, Arben Dervishaj tregon: “Në shoqërinë KuqeZi kemi dy ortakë, është FSHF me 75 për qind dhe qeveria me 25 qind.Ne [FSHF] nuk i kemi kërkuar kontributin qeverisë, por i kemi kërkuar të rimbursohet TVSH”. Zoti Dervishaj deklaroi se Federata do ta dërgojë çështjen në gjykatë:“Ne do të kërkojmë zgjidhje ligjore. Le të vendosë gjykata nëse kemi ne të drejtë”.
Shpërndaje te miqtë
