Rama viziton kantierët e rindërtimit në Petrelë e Stërmas

exit.al 24 Nëntor 2020, 11:06

Kryeministri Edi Rama vizitoi, të martën, kantierin e rindërtimit të shkollës 9-vjeçare në Petrelë dhe rindërtimin e shtëpisë së familjes Dervishi në Stërmas.

Bashkë me kryebashkiakun Veliaj, Rama tha se në gjithë qarkun e Tiranës vazhdon puna për ndërtimin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti.

“Gjithsej në kryeqytet do të ngrihen 22 nga buxheti i shtetit + 9 nga donatorët,” shkroi Rama në Facebook.

Ndërsa për rindërtimin e shtëpive, Rama tha se 1500 shtëpi janë aktualisht në proces rindërtimi në Tiranë dhe mbi 1000 familje do ta festojnë Vitin e Ri nën strehën e re, ndërkohë që deri në pranverë thuajse të gjitha banesat individuale do të jenë përfunduar.

Shpërndaje te miqtë