Rama viziton familjen e Klodian Rashës

exit.al 10 Dhjetor 2020, 15:14

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot familjen e Klodian Rashës, pas vrasjes së tij të martën nga një oficer policie.

Pas mbërritjes nga SHBA-të, mediat raportojnë se Rama ka shkuar për të ngushëlluar familjarët e viktimës.

Rama ka njoftuar dhe një konferencë për shtyp në lidhje me vrasjen e Rashës.

Vrasja e 25 vjeçarit ka nxitur reagime të shumta tek qytetarët ku ka patur protesta në disa qytete.

Shpërndaje te miqtë