Rama vazhdon sulmet ndaj listës së PD-së

exit.al 12 Mars 2021, 14:15

Kryeministri Edi Rama sulmoi listën e kandidatëve për deputet të PD-së në Durrës.

“Ç'është ky trekëndësh mes Gon Dukës, Edi Palokën dhe një Trafikanti heroinë i ardhur nga Zvicra që tund 2 gishtat atje për kë?”, u shpreh Rama gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë të PS-së në Durrës.

Rama lavdëroi listën e tij duke u shprehur se lista e tij kryesohet nga “Milva, ministrja aktuale e Bujqësisë,.. dhe Klodi, doktoresha jonë që është një model qytetar, profesionist dhe aktivist”.

Kryeministri foli edhe për kandidimin e Leftre Kokës në listat e PS-së në Durrës, duke u shprehur se “Teri u kthye në shtëpi”.

PD, më herët ka thënë se PS ka në listën e durrësit tre persona të lidhur me krimin, si Ilir Ndraxhi, Ergys Çyrbja dhe Rrahman Rraja.

Shpërndaje te miqtë