PD reagon për largimin e FRD-së nga zyrat

exit.al 12 Mars 2021, 13:40

Partia Demokratike ka reaguar për vendimin e Bashkisë Tiranë për largimin e Frymës së Re Demokratike nga zyrat e saj. Në një njoftim për shtyp, PD e quan një veprim “brutal, të urdhëruar nga Edi Rama”.

“Vendimi për të nxjerrë FRD-në nga selia për arsyen e vetme se doli në opozitë dhe iu bashkua koalicionit të PD-së provon se Edi Rama është një një politikan hakmarrës dhe i rrezikshëm për demokracinë dhe për qytetarë”, shkruan PD.

PD, gjithashtu e quan një veprim “në panik, pasi Rama e kupton më mirë se kushdo që është i humbur”.

Shpërndaje te miqtë