Rama uron Hotin për marrëveshjen e arritur

exit.al 4 Shtator 2020, 18:55

Kryeministri Edi Rama uroi Kryeministrin Hoti për marrëveshjen e arritur me Serbinë. Në një postim në Facebook, Rama shkroi se:

“Asnjë tradhëti burra! Urime Kryeministrit Hoti për marrëveshjen e arritur me Serbinë, e cila s’është fundi po vazhdimi i të vetmes rrugë drejt njohjes përfundimtare: Dialog për gjithçka”.

Kosova dhe Serbia firmosën në Uashington marrëveshjen ekonomike me ndërmjetësimin e Presidentit Trump, më 4 shtator. Shpërndaje te miqtë