Rama takon numrin dy të departamentit amerikan të shtetit për krizën në Bjellorusi

exit.al 27 Gusht 2020, 20:02

Kryeministri Edi Rama takoi të enjten në cilësinë e kryetarit të OSBE-së, zëvendës sekretarin e shtetit të SHBA-ve, për të folur për krizën në Bjellorusi.

Rama ndodhet në Vjenë për të drejtuar një takim special të OSBE-së për gjendjen në Bjellorusi, më 28 gusht.

Kryetari i OSBE-së Rama dhe Ministri i Jashtëm i Suedisë Ann Linde shprehën gadishmërinë për të vizituar Bjellorusinë me qëllim ndërmjetësimin e një dialogu konstruktiv.

Shpërndaje te miqtë