Rama takon Murrizin për reformën zgjedhore

exit.al 21 Korrik 2020, 14:40

Kryeministri Rama do të takohet të martën pasdite me deputetin Myslim Murrizi, njëkohësisht dhe kryetar i grupit parlamentar Demokrat, për të folur për reformën zgjedhore.

Takimi vjen një ditë pas dështimit të takimit në Këshillin Politik, ku tashmë janë pjesë dhe Rama dhe Murrizi, si përfaqësues i opozitës parlamentare.

Myslim Murrizi, bashkë me deputetë të tjerë të opozitës në parlament, kanë propozuar ndryshimet kushtetuese për heqjen e koalicioneve parazgjedhore dhe hapjen e listave të kandidatëve për deputetë. Kjo kërkesë e tyre është mbështetur nga kryeministri Rama dhe shumica socialiste.

Po ashtu, opozita në parlament nuk ka votuar të martën në Komisionin e Ligjeve, draft-reformën zgjedhore të dakordësuar në Këshillin Politik në 5 qershor. Ata kundërshtojnë mosdepolitizimin e administratës zgjedhore, kërkesë e PD-së gjatë bisedimeve në Këshillin Politik.

Draft reforma do të shkojë për votim në Kuvend, ku duhen 84 vota dhe shumica socialiste ka vetëm 74 deputetë.

Shpërndaje te miqtë