Komisioni i Ligjeve miraton marrëveshjen e 5 qershorit për Kodin Zgjedhor

exit.al 21 Korrik 2020, 13:10

Komisioni i Ligjeve ka miratuar nen për nen, të martën, draftin me ndryshimet e kodit Zgjedhor, të darkordësuara me opozitën jashtëparlamentare në 5 qershor.

Ndryshimet u miratuan vetëm nga deputetët socialist, ndërsa deputetët e opozitës në parlament nuk votuan pro pasi kundërshtojnë mosdepolitizimin e administratës zgjedhore.

Komisioni nuk ka ndryshuar asnjë nen të draftligjit, por ka miratuar fjalë për fjalë marrëveshjen e dakordësuar në Këshillin Politik mes PS-PD-LSI dhe përfaqësueses së opozita parlamentare Rudina Hajdari.

Për të lexuar më shumë për ndryshimet e Kodit Zgjedhor, dakordësuar mes PS-PD-LSI në Këshillin Politik, klikoni këtu.

Draft reforma do të shkojë për votim në Kuvend, ku duhen 84 vota.

Shpërndaje te miqtë