“142 përqind më shumë ka marrë shteti nga të pasuritë. Tani sharrojeni me taksën 9% dhe shikoni se sa lekë do opozita t’i lerë në xhep oligarkëve. Për të cilët flet ditën dhe flirton natën”.
PS ka propozuar ndryshimin e përllogaritjes së taksës progressive. Por mënyrën se si do të ndryshojë përllogaritja, Kryeministri Rama tha se do ta bëj publike pasi të shpallë kandidatët për deputet në vend:“Për pagën minimale, për ndryshimet në fashat e taksimit dhe për një sërë masash të tjera do të duhet të prisni kur ne të shpalosim vizionin për Shqipërinë 2030 dhe planin e veprimit për Shqipërinë 2021-2015, dhe kjo do të ndodhë pasi ne të kemi zbritur skuadrën në fushë”.
PD ka propozuar vendosjen e taksës 9 përqind për të ardhurat personale (mbi 30 mijë lekë) përfshirë edhe dividenti, në programin elektoral të 2021-shit. Shpërndaje te miqtë
