“Jetesa është bërë shumë e vështirë. Tatimet po, siguracionet… ç’është kjo siguracionet, ku kemi ne të paguajmë kaq shumë.”, u shpreh një qytetar.
“Kam punuar 35 vjet dhe tani s’mbaj dot veten time me 170 mijë lekë pension. Nuk mbaj dot veten time’, tha një tjetër.
Basha tha se PD në qeverisje do të ndihmojë biznesin dhe qytetarët. Ai shtoi se shteti do të jetë në krahun e tyre.“Të jemi gjithë bashkë, që 25 prilli të jetë fitorja e të gjithëve, jo vetëm e imja, e të gjithë Shqipërisë.”, përfundoi ai.
Shpërndaje te miqtë
