“Koha do të provojë përsëri edhe njëherë se dashuria për vendin, vullneti për ta bërë shtet modern Shqipërinë, vendosmëria për t’i rënë me kokë mureve të vjetra, do të fitojnë mbi hipokritët, dembelët e parazitët që jetojnë me llafe, gënjeshtra e broçkulla duke helmuar shqiptarët!”.
Rama sulmon gazetarët kritikë ndaj paketës Anti-KÇK
Kryeministri Edi Rama sulmoi sot gazetarët dhe analistët kritikë ndaj paketës ligjore kundër krimit. Ai shkroi se ata përdorin krimin si ushqim për politikën kundër qeverisë. Në një sërë postimesh në Twitter ai shkroi se:
“Jo vetëm PD po edhe plot të ashtuquajtur analistë e komentatorë po i kundërvihen antiKÇK-së, në një përçartje kolektive brenda kutisë së televizorit! Sepse për ta krimi është ushqimi i politikës e audiencave së tyre kundër qeverisë dhe mes krimit e qeverisë ata zgjedhin krimin?.
AntiKÇK është reagimi i duhur në kohën e duhur, kur puna e sakrificat e policisë poshtërohen nga prokurorë&gjykatës të korruptuar,të cilët janë partnerë të krimit jo nuk dënojnë, po lirojnë vrasës e trafikantë të dënuar dhe punojnë të kapin ç’të kapin para se t’i fshijë Vetingu?."
Kryeministri tha se ai ka marrë shembull “nga historitë e suksesit të vendeve si Italia e Britania e Madhe që me ligjet speciale goditën në zemër mafian apo terrorizmin?”.
Dhe në fund shtoi se:
Të sugjeruara
Albin Kurti Kryeministër: Për Kosovën nis kapitull i ri
3 Shkurt 2020, 20:17Basha-Rama, replika për luftën ndaj krimit të organizuar
3 Shkurt 2020, 19:54OSBE çon në Venecia propozimet e saj për paketën anti-shpifje
3 Shkurt 2020, 19:05
Tavani i zhvillimit: Pse turizmi nuk krijon ekonomi të zhvilluar
11 Korrik 2026, 11:24
