Rama: Spitalet para 7 vjetësh në gjendje katastrofike

exit.al 20 Shkurt 2021, 09:37

Kryeministri Edi Rama deklaroi se para 7 viteve gjendja spitaleve ishte 'katastrofike'. Gjatë një komunikimi me qytetarët, ai u shpreh se spitalet në atë kohë nuk kishin ilaçe, kushte.

"Gjendja ishte katastrofike. Unë besoj se nuk është e vështirë që për t’u kuptuar, deri para 7 vitesh, se identifikojë dot se kush ishte pacienti apo familjari, mjeku apo infermier, pa folur pastaj për ngrohje, pastërti, etj. Ishte i gjithë sistemi rreth spitalit, furnizime me ilaçe. "

Në lidhje me spitalin e Fierit, Rama sqaroi se nuk po ndërtohet për fushatë, por tani u bë e mundur nisja e ndërtimit të tij. Ai tha se qeveria e kishte kërkuar më herët ndërtimin e tij. Rama shtoi se spitali i Fierit do të jetë publik pa pagesë ekstra. Shpërndaje te miqtë