Arrestohen 6 persona gjatë orëve të fundit

exit.al 20 Shkurt 2021, 08:55

Policia ka arrestuar 6 persona për vepra të ndryshme penale gjatë orëve të fundit.

Të arrestuarit janë:

  1. Xh. V., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, iu gjet dhe iu sekuestrua një armë e ftohtë (thikë) dhe një sasi me lëndë të dyshuar kokainë
  2.  A. V., 33 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetuses së tij
  3.  L. B., 24 vjeç, pasi për shkak të detyrës ka goditur mjekun e një spitali
  4. F. S., 20 vjeç, pasi pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë shtetasin A. Gj., 19 vjeç
  5. S. H., 26 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.74 mg/l ;
  6. E. F., 21 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Shpërndaje te miqtë