Rama shfrytëzon nisjen e vaksinimit dhe kontratat e rindërtimit për fushatë elektorale

exit.al 28 Mars 2021, 11:40

Kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar nisjen e procesit të vaksinimit mbi moshën 70 vjeç dhe me dorëzimin e 10 kontratave për banesat në Kombinat, për fushatën e tij zgjedhore. Rama, të dielën vazhdojë propagandën e tij duke sulmuar opozitën:

"Fatmir Mediu hodhi në erë kushedi se sa shtëpi atje. Tym Idrizi kur ishte drejtor i doganës kishte bërë një shkallë hekuri për të dalë nga shtëpia se e prisnin borxhlinjtë tek dera e pallatit.

Mesila maksimumi mund tju djegi ndonjë palmë dhe tju sjelli atë Xhaferrin e Durrësit të përmirësojë cilësinë e diellit".

Në fund, pasi lavdëroi punët e qeverisë së tij, ai i kërkoi qytetarëve të votojnë PS-së derisa të gjejnë dikë tjetër që të bëj punët. Shpërndaje te miqtë