Rama quan të pakonceptueshme protestën kundër mbylljes së lokaleve të natës

exit.al 20 Korrik 2020, 22:12

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar protestën e këngëtarëve dhe argëtuesve në klubet e natës që kundërshtuan vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për ndalimin e muzikës në orën 20:00.

Rama e quan të pakonceptueshëm kundërshtimin pasi hapja e klubeve të natës dhe diskot nuk janë lejuar nga koha kur u hoqën të gjitha masat shtrënguese.

Pronarët e lokaleve kanë njoftuar se do të protestojnë në 21 korrik kundër vendimit për mbylljen e bareve dhe lokaleve të natës.

Shpërndaje te miqtë