Këngëtarët dhe argëtuesit e lokaleve të natës protestojnë para Kryeministrisë

exit.al 20 Korrik 2020, 20:50

Këngëtarët e klubeve të natës po protestojnë përpara Kryeministrisë kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e lokaleve të natës dhe muzikës pas orës 20:00.

“Lokalet e natës të funksionojnë sipas një rregulloreje të re”, tha për News 24 artisti Devis Xherahu.

Protesta është në kundërshtim me vendimin e qeverisë për ndalimin e grumbullimit të personave.

Vendimi i qeverisë u njoftua, më 20 korrik, nga ministrja e Shëndetësisë Manastirliu, pas rritjes së numrave të të infektuarve.

Shpërndaje te miqtë