Rama publikon foto nga grumbullimet e PD-së: Me 25 prill qytetarët votojnë vaksinimin

exit.al 5 Prill 2021, 13:32

Kryeministri Edi Rama deklaroi se me 25 prill Shqipëria do të votojë vaksinimin dhe jo infektimin.

Përmes një postimi në Facebook, Rama sulmoi opozitën duke publikuar foto nga grumbullimet e saj.

“Në 25 prill Shqipëria do të votojë për Vaksinimin, jo për Infektimin; për Rindërtimin jo për Rishkatërrimin; për forcimin e Ligjshmërisë e rritjen e Ekonomisë, jo për rikthimin e Paligjshmërisë e të Çorodisë!”, shkruan Rama