Rama poston foton e Bashës në Elbasan: E akuzon për përhapje të virusit

exit.al 28 Mars 2021, 12:41

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar kundërshtarin e tij kryetarin e PD-së Lulzim Basha. Ai e ka akuzuar Bashën se me takimet e tij pa distancim social po kthehen në rrezik infektimi nga koronavirusi.

"Mirë ma thotë dikush që ma çon këtë foto në ëhatsap: "Edi Rama dhe Partia Socialiste po bëjnë vaksinimin masiv, ndërsa Lulëzim Basha dhe Partia Demokratike po bëjnë infektimin masiv", shkruan Rama në një postim në Facebook.

Rama e ka mbështetur strategjinë e tij zgjedhore në sulmet ndaj opozitës dhë në propagandimin e punës së qeverisë.