Rama për nenin e memeve: Materiali i rrjedhur në media nuk është zyrtar

exit.al 3 Dhjetor 2020, 21:15

Kryeministri Edi Rama pohoi se neni i Kodit Penal, që parashikon ndëshkimin me burg të atyre që publikojnë në rrjete sociale shprehje apo video me qëllime tallëse e ironike, nuk është zyrtar. Në një bisedë me Alfred Lelën, të enjten, Kryeministri Rama tha se:

“Ai është një material i shkruar nga një grup pune. Materiali nuk është projekt i Ministrisë së Drejtësisë.

Është marrë nga disa kode penale të Evropës dhe nuk lidhet me memet por interpretim i gabuar. Bëhet fjalë për montazhe që sunojnë atë që thonë aty.

Thënë kjo, e para është një rendje e shpejtë për të denoncuar një fakt të tmerrshëm.

Nuk ka qënë qëllimi të merremi me memet. Ai nen kalon me dakordësinë time dhe me pëlqimin e të gjithëve. Unë nuk i kam pëlqyer kurrë politikanët që nuk duan satirën”.

Gjatë së enjtes, disa media publikuan një material mbi ndryshimet e pritshme të Kodit Penal. Shpërndaje te miqtë