Rama për marrëveshjen PD dhe LSI: Zinxhiri i Monës për të lidhur Lulin për llogari të Berishës

exit.al 2 Mars 2021, 15:20

Kryeminsitri Edi Rama e quajti marrëveshjen e firmosur nga PD dhe LSI si “zinxhir i Monikës për të lidhur Lulin për llogari të Berishës”. Në konferencën e së martës, Rama u shpreh se:

“Duan të lidhin Lulin me zinxhirin e Monikës për llogari të Saliut dhe të Ilirit dhe pastaj sigurisht ose për të marrë pushtetin dhe për të shpërbërë reformën në drejtësi”.

Rama akuzoi LSI-së se votat i ka marrë me para, dhe siguroi se kjo nuk do të ndodhë më:

“As fabrika e parave të LSI nuk arrin që të përmbys rezultatin kombëtar. Është fabrikë që ka punuar me eficense të plotë në raste të caktuar. S’ka shanse!”.

Kryeministri u shpreh gjithashtu se përsa i përket besueshmërisë së tij, “do ta vendos populli shqiptar në datë 25 do të na japë testin e besueshmërie në dorë të gjithëve”. Shpërndaje te miqtë