Von den Leyen: Duhet të fillojnë negociatat me Shqipërinë

exit.al 2 Mars 2021, 14:34

Këshilli Europian duhet të nisi negociatat me Shqipërinë. Kështu është shprehur presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von den Leyen. Përmes një postimi në Twitter,  pas takimit me kryeministrit Rama, Von den Leyen shkruan :

“E lumtur që u takova me Edi Ramën. Shqipëria mund të llogarisë mbështetjen e BE për rindërtimin pas tërmetit dhe për të trajtuar pandeminë.

Shpresoj të vizitoj Shqipërinë së shpejti. Ne diskutuam për negociatat e pranimit. Pozicioni ynë është i qartë: E ardhmja e Shqipërisë është Europa dhe negociatat duhet të fillojnë’!”

Kryemistri Edi Rama ishte të hënën në Këshillin e 11 të Stabilizim Asociimit, ku është takuar me Shefin e Politikës së Jashtme të BE, Josep Borrell dhe komisionerin europian për zgjerim, Oliver Varhelyi. Shpërndaje te miqtë