“Ministrja e Mbrojtjes po vazhdon komunikimin me homologët, unë duhet të kthehem. Ju kemi vënë në dispozicion dokumenta dhe informacione që të kenë një pamje të qartë.
Kam arritur të përfshij drejtëpërdrejtë emocionalisht liderët. Sepse një fjalë e tyre është shumë më tepër se një dosje.”
Kryeministri tha se ka biseduar nga afër me presidentin Trump, kancelaren Merkel, kryeministrin Conte dhe presidentin Macron dhe i ka kërkuar atyre ndihma konkrete, mes të tjerave dhe çadra dimri:“U ndjeva i inkurajuar nga fakti që të gjithë ishin në dijeni dhe të interesuar të dinin më shumë.
Kam kërkuar që të mund të plotësojmë të gjithë ata që janë në zonat urbane me çadrat e dimrit.”
