Në akt kontstatimi të IN-së shkruhet se shkolla ka pësuar këto dëme:
- Plasaritje të thella 45 gradë në muret ndarëse;
- Dëmtimi i traut të katit të tretë shtesë (tek 9-vjeçarja);
- Plasaritje të thella të suvasë në katin e tretë shtesë (tek 9-vjeçarja);
- Dëmtim i parapetit në të gjithë godinën;
- Shkëputje të shtesës nga objekti ekzistues (tek cikli i ulët);
- Ka dëmtime në strukturë;
- Rekomandohet të kontrollohen të gjithë elementët e nevojshëm konstruktivë pasi të hiqen suvatë.
Shkolla Emin Duraku u rikonstruktua në vitin 2016 nga Bashkia Tiranë. Gjatë inagurimit të punimeve, kryebashkiaku Veliaj shkroi në Facebook:“Përfunduan klasat shtesë, sistemi ngrohjes e palestra e re tek Emin Duraku. Tirana nuk ndalet.”
[caption id="attachment_64673" align="aligncenter" width="879"]
Kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë inagurimit të punimeve në shkollën 'Emin Duraku'[/caption]
