“Ristrukturimi i qeverisë do të shkojë paralelisht me një reformë shumë rrënjësore të administratës. Reformë që ne kemi diskutuar gjatë fushatës e për të cilën ju kam thënë se kjo bëhet vetëm nëse na e jepni ne timonin, pa na ulur të tjerët në prehër. Çuarja e tepsisë për skrap, e thënë ndryshe.
Pra, si do risistemohet e gjithë administrata shtetërore, që nga mënyra si është e strukturuar qeveria, që duhet të ndryshojë, tek mënyra si është e strukturuar e gjithë puna e deputetëve, që duhet të ndryshojë dhe tek mënyra si është strukturuar çdo mekanizëm, çdo strukturë, çdo zyrë, që duhet të ndryshojë,” u shpreh kryeministri.
Deri më tani Kryeministri Rama nuk ka dhënë detaje për “ristrukturimin” e qeverisë. Ai ka theksuar në mënyrë të vazhdueshme se do të bashkëqeverisë me qytetarët. Shpërndaje te miqtë
