"Ne kemi një çështje të kufirit detar me Greqinë. Është një çështje që hynë në kategorinë problemeve që shqetësojnë Greqinë dhe Turqinë, por ne nuk kemi pasur asnjëherë asnjë lloj shtyrje, apo ndonjë lloj influence nga ana e turqisë. Në lidhje me këtë ne jemi tërësisht të pavarur, të lirë dhe sovran".
Ndërsa për akuzat se ndërtimi i xhamive në vend nga Turqia është shenjë e influencës turke në vend, Rama u shpreh se:“Nuk ka asgjë të tillë. unë ndonjëherë nxehem kur shoh dhe lexoj lajme totalisht të rreme për xhamitë e ndërtuar në Shqipëri si ushtrim i influencës në vend. jo kjo nuk është e vërtet.
Kur vjen fjala tek xhamitë ne I jemi shumë mirënjohës për të gjithë projektin e restaurimit të trashëgimisë kombëtare, qofshin këtao xhami, kisha apo vende të shenjta, njësoj siç ndihmon BE ashtu ndihmon dhe Turqia.
Dhe tjetra është xhamia e Tiranës ku ata kanë kontribuuar ndaj komunitetit mysliman pasi ne kemi një xhami të madhe ortodokse dhe katolike, xhamia e madhe i mungonte komunitetit mysliman".
