Gjykata lë në burg ish policin që vrau bashkëshorten

exit.al 8 Maj 2021, 12:52

Gjykata e Elbasanit la në burg ish-policin Koço Buzo, i cili vrau dy ditë më parë bashkëshorten e tij Liljana Buzo, 54 vjeçe dhe plagosi tre persona të tjerë.

Vendimi i gjykatës erdhi pas kërkesës së prokurorit të çështjes, I cili e konsideroi ngjarjen shumë të rëndë dhe kërkoi burg për të akuzuarin. Ngjarja ndodhi përpara gjykatës së Elbasanit ku, çifti kishte shkuar për tu divorcuar.