"E respektoj shumë iniciativën e Aleksandar Vuçiqit që të thërret për dialog të brendshëm për Kosovën dhe në këtë formë të ballafaqohet direkt dhe në mënyrë jo-tradicionale me të kaluarën."
"Zgjidhja e problemit të Kosovës është e thjeshtë – njohje të plotë të Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë, por kur të futem në këpucët e Aleksandar Vuçiçit, jam i vetëdijshëm se kjo gjë është më lehtë të thuhet se të bëhet."
"Të gjithë duhet të kemi në mendje se gjetja e një zgjidhjeje për këtë çështje është në interes të të gjithëve, jo vetëm në të shqiptarëve. Sa më parë, aq më mirë."
"Ajo që është e domosdoshme në këtë fazë është vërtetë ajo që presidenti juaj [serb] e ka nisur si dialog të brendshëm, i cili, meqë ra fjala, nuk do të ishte i parëndësishëm të ndodhte edhe në Kosovë e edhe në Shqipëri."
Shpërndaje te miqtë
