Rama njofton ardhjen e pajisjeve mbrojtëse për mjekë dhe pacientë

exit.al 25 Mars 2020, 00:39

Kryeministri Rama lajmëroi ardhjen e pajisjeve dhe mjeteve mbrojtëse për mjekët dhe pacientët me koronavirus, të martën, në mbremje.

Ai publikoi në Facebook foton e  avionit Air Albania duke u ngarkuar në aeroportin e Stambollit, e vetmja linjë që lejohet të flutorojë.

"LASGUSHI NË KËTË ÇAST DUKE U NGARKUAR NË STAMBOLL ME ARMËT E MBROJTJES SË JETËS SË PACIENTËVE DHE MJEKËVE TANË?", shkruan Rama në Facebook.

Ai nuk ka dhënë asnjë të dhënë mbi këto furnizime. Nuk dihet nëse këto janë blerë apo dhuruar, apo nga cili vend i botës vijnë.